Vizitë zyrtare nga delegacioni i Muzeut Kombëtar të Hungarisë

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare delegacionin nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë për të folur mbi ekspozitën “Geraldine – Trëndafili i bardhë i Hungarisë” në nder të Mbretëreshës Geraldinë, e cila do të hapet gjatë muajit tetor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar me rastin e “Ditëve Hungareze”.
Dr. Balázs Mészáros, Menaxheri i Projektit, znj. Eszter Apor, Historiane Arti, dhe znj. Anna Váradi, regjistruese pranë muzeut, nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, pas takimit me drejtorin Koçi ku u dakordësuan mbi detajet e ekspozitës, zhvilluan edhe një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar duke u njohur me historinë e popullit shqiptar, që nga lashtësia deri në fund të regjimit komunist.

61720876_2589206074475483_2907440564423098368_o 61383644_2589205401142217_4072358720141524992_o 61558285_2589205521142205_9219746590535712768_o 61333784_2589205651142192_4341928623033286656_o

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: Content is protected !!