Bashkëpunimi kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Rajonit të Pulias, Itali drejt një hapi të ri

Pas vizitës së drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në Muzeun e Sigismundit Castromediano, ku tema e takimit ishte “Puglia dhe Shqipëria për një rrjet Adriatik të Muzeve Historike” dhe ku u realizua marrëveshja ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia, me qëllim që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, si dhe pas suksesit të hapjes së ekspozitës “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” në ambientet e Muzeut Castromediano në Leçe, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare z.Luigi De Luca, Koordinator i Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias, znj. Anna Lucia, Përgjegjëse e Sektorit të Arkeologjisë në Muzeun Castromediano në Leçe, z.Natale Parisi, përfaqësues i Fondacionit Gramshi në Pulia dhe z.Salvatore Tramacere, drejtor i Teatro Koreja në Lecce, për të folur për projektet e ardhshme mes këtyre institucioneve.
Drejtori Koçi shprehu gadishmërinë e tij në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor nëpërmjet promovimit të përbashkët të njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave, konferencave dhe promovimin e projekteve kërkimore mes dy vendeve.

53698479_2447165428679549_2937344901286723584_o 53179961_2447165315346227_8112542946915516416_o 53435348_2447165212012904_9041614827683840_o 53563815_2447165085346250_7659898796016402432_o 53877540_2447164948679597_1710857788084715520_o 53469073_2447165915346167_8883963096691900416_o 54515096_2447165752012850_4835697738626629632_o 53730253_2447165665346192_6949200305460346880_o

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *